Search
Close this search box.

Akuzat e forta nga Tropoja/Basha nxjerr videon dhe i përgjigjet sërish Sali Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Berisha përmes një videoje ku thekson se interesat e simpatizantëve dhe anëtarëve të PD-së nuk mund të mposhten nga interesat e një individi.

Në profilin e tij në “Twitter”, Basha publikoi një pjesë të intervistës së djeshme në “ABC News”, ku theksoi se çdo individ, pavarësisht kontributeve të tij, interesi i tij nuk mund të fitojë mbi atë të demokratëve të thjeshtë. Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator si pasojë e shpalljes “non-grata” nga SHBA, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur një luftë e ashpër politike. Ish-lideri i PD-së akuzon Bashën se po bashkëpunon me kryeministrin Rama për të shkatërruar opozitën, ndërsa Basha e ka konsideruar Berishën si pjesë të trekëndëshit të korrupsionit politik në Shqipëri së bashku me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Bashkia pret buxhetin, shikoni ku kanë përfunduar fëmijët e kopshteve

Read Next

VIDEO/Berisha: Po të doja e hiqja direkt “non grata-n” se kam plot miq në SHBA por…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular