Aleksandër Çipa: PD ka pësuar krisje në kupolën drejtuese, Kuvendi nxori në pah përplasjet mes Berishës dhe njerëzve të Lulzim Bashës

Analisti i njohur Aleksandër Çipa ka komentuar Kuvendin e fundit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Çipa thekson se selia blu ka pësuar një krisje në kupolën e saj drejtuese. Sipas tij, përplasja vjen midis njerëzve të liderit historik, Sali Berisha dhe njerëzve të kryedemokratit Lulzim Basha.

Duke folur në një intervistë për A2CNN, Çipa shtron domosdoshmërinë e një reformimi të kësaj force politike e cila sipas tij nuk po arrin ta përdorë si duhet as diversitetin dhe lëvizjet brenda saj.

A ia ka dalë PD-ja të përdorë si duhet diversitetin?

Nuk mendoj se ia ka dalë dhe ky është një proces dhe betejat më të vështira me të cilat do të përballet edhe gjatë muajit shtator por edhe pas muajit shtator, Partia Demokratike. Rasti i polemikës publike midis z. Mark Marku dhe drejtimit të Partisë Demokratike, lidhet me raportin midis lidershipit të vjetër, tradicional, të Partisë Demokratike dhe nevojës për një reformim të ri të lidershipit të ri të kësaj partitë. Kjo është një betejë e vështirë. Duket se ka qartazi një ndasi në nivelet e larta të lidershipit, por ka edhe një ndasi në atë që unë e quaj në raportet e brendshme botëkuptimore midis një grupi të lidershipit politik dhe lidershipit të vjetër të Partisë Demokratike”, theksoi Çipa.

Vinkmag ad

Read Previous

PD në rreth vicioz

Read Next

VIDEO/Skandal/‘Hajde dalim andej nga ferrat…’, policët akuzohen se ngacmojnë gratë në Berat: ‘Të hanë k***n ata ty moj, mos qaj më…’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular