Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se çdo ditë po dalin në pah fakte dhe prova të akteve të kryeministrit Rama dhe Tom Doshit për vjedhur zgjedhjet.
Përmes një deklarate për mediat Alibeaj shpjegoi përmes videos së vetë prokurorit të çështjes së vrasjes në Elbasan i cili ka dhënë dy dëshmi të kundërta, mbi faktin nëse ishin gjetur materiale zgjedhore në makinën e Eduard Grecës, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Alibeaj: Te dashur qytetarë, Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë. Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet. Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit.
Video 1
Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.
Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Video 2
Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi. Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim. Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.