Atentati në Fushë-Krujë/ Flasin 2 të plagosurit: I dhamë gaz makinës që të…

Zbardhet dëshmia e  40 vjeçarit Gentian Bejtja dhe shokut të tij Klodian Stafuka, të cilëve iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë.

Para hetuesve ata janë shprehur se nuk i kanë parë autorët. “Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për teë shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

Gentian Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2016, Bejtja i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë. Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ndërsa Bejtja e Stafuka ndodheshin duke lëvizur me makinë, në momentin që janë qëlluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.