Pas plagosjes së 37 vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Vlorë, Policia ka gjetur një automjet Audi Q7 të djegur në fshatin ‘Tre Vëllazër’ i cili mesa duket u përket autorëve. Nderkaq Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.
Vlorë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 05.01.2022, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi D. H., ju bëjmë me dije se: Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.