Gazetari Artan Hoxha tha se është ish-kryeministri Berisha që ka urdhëruar vrasjet më 21 Janar, duke shtuar se ai kërkon të mbrojë dinjitetin e tij pa baza. Sipas Hoxhës, Berisha ka shkelur dinjitetin e 3 milionë shqiptarëve.
“Kam qenë dakord që çështja të rihapet qoftë dhe duke na detyruar Strasburgu. Tani kemi shansin të hetojmë në mënyrë shteruese, jo vetëm ekzekutorët por edhe kush e prishi vendin e ngjarjes. Kush i prishi provat, kjo është vepër penale, krim. Kush i prishi serverat, nuk mund të dalë Sali Berisha dhe zinxhiri komandues pa lagur nga kjo histori. Janë fshirë kamerat, janë prishur gjurmët në vendin e ngjarjes, nuk janë lejuar ekspertët. Sot ky njeri del dhe kërkon të mbrojë dinjitetin e vet, ky njeri që ka shkelur dinjitetin e 3 milionë shqiptarëve. Thotë se mbron dinjitetin e tij nën akuza pa baza. Vetëm kjo të hapet, të merren deklaratat e Berishës, takimet e tij dhe të merren kë ka shpërblyer ai ato ditë. Ka dhënë nga 3 deri në 5 rroga nga taksat tona. Ai ka urdhëruar vrasjet, u ka dalë zot”, tha Hoxha për Shqip.