Kryedemokrati Lulzim Basha duket se po kërkon me çdo kusht që t’i pengojë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e nesërme në stadiumin ‘Air Albania’.
Për të penguar Kuvendin e Berishës Basha ka shpërndarë thirrjen ku fton të gjithë demokratët për të festuar ditën e themelimit të Partisë Demokratike. Ai i ka ftuar demokratët që t’i bashkohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike.