Basha lëshon akuza të forta ndaj Ramës: Bosi i kokainës ka rezervuar një kat në ndërtesën më të lartë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend për të replikuar me kryeministrin Edi Rama duke përmendur keqadministrimin e qeverisë me korrupsionin dhe rindërtimin.

Basha nuk hezitoi të tregonte se një biznesmen ka rezervuar katin e fundit të ndërtesës më të lartë. Për këtë, i thotë Ramës se drejtori i ri i policisë mund t’i tregojë se për cilin bos kokaine bëhej fjalë.

Basha: Sa për sqarim, rregullat zbatohen. Opozita nuk ka ndërmend të dorëzojë të drejtat në foltore. Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me rindërtimin dhe pandeminë, shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtra, reklamë e propagandë, disa fakte nuk shlyhen dot se janë aty në mëngjes kur njerëzit çohen akoma në çadra apo banesat e të afërmve ku jetojnë prej dy vitesh apo në banesa me qira. Janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat ku zona që do të shpronësohej akoma nuk është shpronësuar, por hajdutët kanë bërë gati planin për projektin e radhës për të pastruar paratë.  Nëse ka diçka për të mbajtur duart në hundë, është era e këmbës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar për të blerë vota duke shkrirë në një shtetin me partinë dhe që krekoset mbi këtë pleh që nuk ka lidhje me demokracinë, shtetin e së drejtës, as me aspiratën kombëtare, as me pandeminë, por vetëm me babëzinë për pushtet, për para që u ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi. Ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë. Covidi nuk e ndaloi as atë as kullat e tjera. Mund të shpiket edhe ndonjë parfum me emrin gropa e Hajdin Sejdisë. Kaq shumë të pëlqente parfumi i tij sa na flet për etikë, për aromë të PD. Gropën e mbylla unë dhe e shndërrova në lulishte.

Vinkmag ad

Read Previous

U shpall nongrata/Berisha: Gjykata pranoi padinë, tani të vijnë SHBA-të e të përballen me mua në Paris

Read Next

Basha sulmon për herë të parë Ilir Metën, e fut në një thes me Berishën dhe Ramën: Është pjesë e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular