JMe replika të forta akuza e kundërakuza është zhvilluar sot debate në parlament mes kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Në vijim të replikave, Basha akuzoi kreun e qeverisë në lidhje me administrimin e mbetjeve të qyteteve në Shqipëri, ndërsa foli me emra e shifra lidhur me kompanitë e oligarkëve që sipas tij, marrin paratë e shqiptarëve falë qeverisë Rama.
“Tani Salillari 1.81 miliardë lekë, Alko Impleksi, nipat e Sadri Abazit 306.4 milionë, Bami 639 milionë, Start Tek 567 milionë. Geci 970 milionë , MANTCI 1.83 miliardë lekë, ndërtim montim Patos i inceneratorit të Fierit 447.2 milionë lekë, Alb Star i kullës së stadiumit 415 milionë lekë, Fusha 334 milionë lekë. Këto janë klientët ku ndan paratë ti. Çfarë?! Këto janë pra lekët e shqiptarëve ku i çoni.
Këto janë meqë doje faktet, këto janë faktet, këto janë shifrat, këto janë shifrat dhe se sa qejf i ke plehrat ti e tregove në fushatë kur mblodhe gjithë grupin parlamentar tek inceneratori i Elbasanit.
Ti që na flet ne për pastrimin e Shqipërisë, ti i vure flakën Durrësit, Kavajës, Fierit se harruam. Ti bëre mbledhje të veçantë me kryebashikiakët dhe the që as gjenerali në Kairo nuk guxon ta thotë. Do ju shkrij bashkitë the në qoftë se nuk pranoni të firmosni që lekët tuaja, apo lekët që ju jap me buxhet ti coni tek si i ka ai se janë dy Kloda, Klod Mërtiri me Klod Zotën, Mirel Mërtirin me Klod Zotën. Mirel mo Mirel e ka mos ki merak se ty të ka plasur lufta, kanë shkuar lekët nga tigri tek Urja Hipi dhe më duket se kanë dalë tek Damiani. Kështu të paktën thotë Timsi, ose përndryshe keni lidhur ndonjë miqësi apo krushqi se 20 e ca herë me avion brenda pak viteve nuk shpjegohet, apo janë vetëm ujësjellësit?! Po qenë vetëm ujësjellësit ndoshta nuk i kam SPAK, i kap Prokuroria e Tiranës, sigurisht pas Vetingut.
Pra që ti themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit dhe padiskutim maja e llumit je ti , padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e kemi peshkuar mirë tetë vitet e shkuara , një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike që në fund të fundit çfarë janë?!
Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura apo të kundërtën. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do të shkojë kotë. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë. Vendosmëria ime është e pakthyeshme!” – tha Basha.