Gjatë fjalës së tij në parlament kreu i PD Lulzim Basha, disa herë hodhi akuza për çështje të ndryshme që sipas tij kanë ndodhur në kohën kur Erion Braçe ishte zv.kryeministër. Disa herë Basha kërkoi miratimin e vettingut në politikë, ku u shpreh i gatshëm që vettingu të nisë nga ai i pari.
Por kaq ka mjaftuar që të ndez gjakrat në parlament, ku Erion Braçe i ka kujtur Bashës, se ka vetëm një vetting dhe ai është penal, duke i kujtuar Bashës viktimat e 21-janarit madje duke I’u drejtuar edhe me fjalë banale.
Pjesë nga fjala e Erion Braçe: ‘S’i kam kurrkujt asnjë borxh. Për të më përdorur për të vrarë njerëz në mes të bulevardit ska ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë do të thotë vetting politik, ka vetëm një vetting, vetting penal dhe është për ato që vrasin, për të çuar në burg ato për vrasjen e katër vetave në bulevard. Ke bythë për këtë vetting. Kot dëgjuam tre orë. T’i je një njeri që nuk e di sesa të kushton shporta e ushqimeve mujore. Në një treg kur çmimet i përcaktojë këta 150 mln euro shkojnë për oligarkët e jo për këta. Kostoja ushqimeve sot është shtrenjtuar. 41.6% e buxhetit të shqiptarëve shkojnë për ushqime është më pak se në 2013.’- tha Braçe.
