Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që të shkarkojë çdo anëtar të Partisë Demokratike që ka mbështetur sot Kuvendin Komëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, bëhet me dije se përveç shkarkimit të Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, Basha ka kërkuar edhe shkarkimin e anëtarëve të kryesisë që kane shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetarëve te degëve të PD si dhe do të bëhet propozimi për shkarkimin e sekretarëve Ervin Minarolli-Organizativ, Ledina Mandija-për pronat, Ivi Kaso-Sekretar për Çështjet zgjedhore, Belind Këlliçi Sekretar për Diasporën.