Search
Close this search box.

(VIDEO) Berisha e shkarkoi në Kuvendin e tij/Lulzim Basha fillon hakmarrjen, sot në orën 15:00 bën gati lëvizjen e fortë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se do të hakmerret ndaj vendimit që u mor ndaj tij për ta shkarkuar atë në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Ai ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike ku ka bërë të ditur se nesër do të thërrasë Këshillin Kombëtar në orën 15:00 të ditës së sotme ndërsa bëri të ditur edhe shkarkimin e shumë funksionarëve në PD.

DEKLARATA E BASHËS:  

Sot duhet të ishte një ditë feste, por siç e thashë ishte një ditëlindje e thyer. Sot, 31 vite nga lindja e PD-së u bë një manifestim personal i Berishës. Ishte përpjekja e fundit e dështuar e tij për ta marrë peng PD-në dhe për ta kthyer në bunker të intereszave personale. Asnjë vendim i marrë aty nuk ka lidhje me PD. Në kundërpërgjigje të marrjes së vendimeve kundër organeve të partisë, PD ka vendosur:

Thirrjen e Këshillit nesër në orën 15:00

Një rezolute te posacme për situaten e krijuar ne PD.

Me votim te fshehte shkarkimin e Kryetarit te Këshilit kombetar, anetareve te kryesise qe kane shkelur vendimin e kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombetar, si dhe kryetareve te degeve te PD .

Propozim per shkarkimin e 4 sekretareve per te bere funskional sekretariatin: Ervin Minarolli-Organizativ, Ledina Mandija-për pronat, Ivi Kaso-Sekretar për Çështjet zgjedhore, Belind Këlliçi Sekretar për Diasporën

Vinkmag ad

Read Previous

Andi Bushati: Ai dje ishte rithemelimi i një partie “anti-amerikane”

Read Next

Basha nxjerr urdhrin e prerë: Ja pasojat e rënda që do bien ndaj atyre që kanë qenë te Kuvendi i Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular