
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit tronditin ekuilibrat e deritanishëm dhe testojnë më shumë sesa maxhorancën, opozitën.
Analisti Mentor Kikia tha se përçarja e thellë në gjirin e opozitës do t’i japë maxhorancës edhe ato bashki që i mungojnë.
“Kur zihen dy palë fiton i treti. D.m.th. fiton PS. Beteja është më e ashpër mes vetë opozitës. Kemi dy PD që kanë 5 muaj që luftojnë ku kishte më shumë njerëz, në stadium apo në Pallatin e Kongreseve. Kemi një LSI që u fut në marrëveshje parazgjedhore me PD dhe doli e zhgënjyer, që përtej aleancave në dukje kishte pasur një luftë të nëndheshme. Pra do të kemi prishje të ekuilibrave të mëhershëm”, tha Kikia për MCN Tv.
