Search
Close this search box.

Basha: Sa të jem unë kryetar, Berisha nuk mbledh dot Kuvend, do çonte PD-në drejt vdekjes

Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu.

Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj.

Kryedemokrati ka vlerësuar kontributin e Sali Berishës po thekson se tashmë ai po përpiqet të lidhë vendimin e qeverisë amerikane me shpalljen e tij non grata, me fatin e Partisë Demokraktike. Sipas Bashës, plani i Berishës synon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan për interesin e tij.

Ndryshe janë shprehur deputetët Albana Vokshi dhe Edmond Spaho të cilët kanë kërkuar mbledhjen e anëtarësisë për të hedhur në votë përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike, transmeton Abc.

Debati i plotë

Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishës, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu s’po marrim pjesë në komisionet hetimore parlamentare.

Grida Duma- Baçit: Edhe pse të kam mik, dhe do të të kem, unë nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

Flutura Acka: Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berishën apo me Bashën. Kjo është e pafalshme. Duhet ti bëjmë nje pyetje vetes te gjithë: A duhet berishizimi të rikthehet ne PD? Unë mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.

Vokshi: Nuk jam dakord që këtu të diskutohet për berishizmin, nëse duhet të kthehet apo jo, sepse këtë gjë e vendos anëtarësia.

Spaho: Amendamentet për ndryshimet kushtetuese s’mund të vine vetëm për firme, pa u diskutuar. Këtu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe Këshilli Kombëtar.

Bardhi: Këtu ka nje grup juristesh qe kane përgatitur materialin. Janë përgatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anëtaret e PD-se). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndërsa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Kështu na i ke sjelle edhe ti këto materiale, vetëm për firmë.

Spaho: Kam bërë shumë gabim qe i kam sjelle kështu.

Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekulimeve,  gënjeshtrave e shpifjeve të ulëta  ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anëtarësia e partisë demokratike  dhe opinioni publik. E kam përjashtuar dhe vazhdoj ta  përjashtoj nga axhenda ime investimin e kohës dhe energjive  në   shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shndërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetëm para katër muaj me parimin një anëtar një votë, që jam unë.

Ketë  kënaqësi apo dhuratë,  Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekulimet dhe shpifjet e ricikluara të listës 8-vjeçare apo 16-vjeçare të kundërshtarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot  i recitojnë të zemëruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non grata prej tyre. E kam  shpjeguar  kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e  shpalla.

Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokratike nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend.  Orientimi perëndimor, pro-amerikan, euroatlantik e pro-europian janë për Partinë Demokratike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj.  

Vota e anëtarësisë  së Partisë Demokratike me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orientim, ta mbrojmë atë. Po lëshuam këtë busull nuk jemi më Partia Demokratike. Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non-grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për transparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non-grata me fatin e Partisë Demokratike.

Në një anë ai po  thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non gratta. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA.  A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.  Kjo është pa asnjë perspektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë.

Agron Gjekmarkaj: Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra. Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do kishte qenë që Doktor Berisha të largohej në vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bërë! Tani ai po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive, dhe asgjësuese.

Ju lutem kolegë nëse mendoni që Lulzim Basha është peng thuajani në sy, nëse ai është, po kaq nëse e konsideroni besëprere apo diçka tjetër. Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka një përqendrim tek problemet PD në këto vite. E vërtetë ka probleme në PD, në cilësi mendimi, mënyrën e të funksionuarit, në gjykimin tim pa pretenduar se jam më i mirë se ju, dhe skam hezituar ti them publikisht këto e do ti them gjithmonë. Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte këtë vendim ku do shkonim? Nëse ikte Basha dhe vinte dikush tjetër si do ta zgjidhte? Nëse Foltorja zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte të zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishës por perspektivës që ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për ti bërë qejfin Bashës, aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do ti mbaj, por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha”

Vinkmag ad

Read Previous

Fevziu: Basha dhe Berisha të largohen nga PD, duhet kryetar i ri 35-40 vjeç

Read Next

VIDEO/Fatmir Mediu thirrje nënës së 7 vjeçarit të vrarë në Gërdec: Nuk kam gisht në tragjedinë e Gërdecit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular