Search
Close this search box.

Basha uron Vetëvendosjen: Edhe unë do fitoj në 25 prill, Rama s’ka moral të kërkojë mandatin e tretë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka uruar fitoren e kreut të Vetëvendoses në Kosovë, Albin Kurti theksoi se edhe kryeministri Rama në 25 prill do të dalë në pension.

Basha theksoi se partia që ai drejton do të jetë në krahun e Vetëvendosjes dhe do të bashkëpunojë me ta në të ardhmen.

Lulzim Basha: Së pari dua të uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e madhe të zgjedhjeve në Kosovë. Uroj me gjithë zemër të gjithë forcat politike në Kosovë për një proces zgjedhor model, mes standarde europiane dhe shembullor në të gjithë Ballkanin. Kjo një vetvete është një arritje. Kosovën e presin sfida të mëdha përpara ndaj u uroj fituesve të zgjedhjeve por edhe partive të tjera politike që të bëjnë gjithçka për përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës dhe në kapërcim e përballjen me sfidat me qëllim që Kosova të zhillojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt Europës. I garantoj që unë dhe PD-ja pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jemi në krahun e tyre dhe do të bashkëpunojmë sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë dhe zhvillimit të dy vendeve tona. Dje unë listova vetëm 9 pretime të Edi Ramës me të cilat ai kërkoi votën dhe shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë një pjesë prej tyre, 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, legalizime falas, ulje të kostos së jetesës, etj. Janë shumë premtime që Edi Rama nuk i ka mbajtur. Një kryeministër i cili nuk mban dot premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtën morale që të kërkojë një mandat tjetër. Tani po vjen me pretime boshe, dhe vetëm propagandë. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Në 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton.

Vinkmag ad

Read Previous

Armiku i Albinit mund të jetë vetëm kryeministri Kurti

Read Next

Koronavirusi në Shqipëri/Bien shifrat e viktimave dhe të infektuarve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular