Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të shumta nga foltorja në Librazhd në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha duke i thënë se mbi shpinë atij i rëndojnë dy dosje të forta. Sipas Berishës, dosjet janë ato që lidhen me lobimin rus dhe dosja e Toyota Yaris, ku Basha i ndan paratë me Taulant Ballën. Duke iu referuar deklaratës së Bashës se ka marrë ftesë për të vizituar SHBA-të, Berisha tha se edhe Saimir Tahiri ishte në Shtëpinë e Bardhë por ishte njeri i inkriminuar. Dhe tani sipas Berishës shkon nga një gjykatë në tjetrën.