Berisha: Basha gabon rëndë që më akuzon se kam lidhje me krimin, por po ju futa unë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se po bashkëpunon me krimin për mbledhjen e firmave. Në një prononcim për “Fax” dhe emisionin “Të vaksinuarit”, Berisha u shpreh se Basha gabonte me ngritjen e akuzave shtuar se ”po të hyjë pastaj me ushtar e nxjerr me këpucë të kuqe”. Po ashtu, në fjalën e tij, Berisha foli edhe për pretendimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili dje pretendoi se në mbledhjen e krerëve të degëve të PD-së, vetëm 5 prej tyre kishin dalë kundër Lulzim Bashës.

Intervista:

Berisha: Së pari të falenderoj për invtigimin. Të gjithë ata që u shfaqen para kamerave një nga një, dëshmuan se janë në një mision të madh. Çdo media është e ftuar të bëjë rtë njëjtën gjë. Natyrisht, ata të cilët nuk pranojnë të bëjnë publike të dhënat e tyre personale janë të respektuar plotësisht. Në këtë mes, 4200 firma, përfaqësojnë shumicën e kuvendit të PD-së. Dua të informoj se janë mijëra të tjerë që kanë dëshirë të firmosin, por që janë jashtë shtetit. I kërkoj ndjesë atyre, se vendosëm të mos i përfshij mbasi firmsoja e tyre ishte problematike përshka se duhej firmë elektronike dhe mekanizma të tjeras. Pra siç e shihni ju, ka një angazhim masiv të delegatëve për të mbledhur kuvendin e rithemelimit. Kuvend defakto i rithemelimit të pluralizmit politk. Pengkryetari e ka shndërruar opozitën në fasadë opozitë.

Kalaja: Kemi dëgjur z.Basha që ju ka akuzuar ju për lidhje me botën e krimit për të siguruar firmat.

Berisha: Tani unë po merrem me fuqishëm se kurrë me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Tani përqëndrimi im është rtotal në organizatën me kriminale në Shqipëri, ballkan dhe Europë, që ka goditur pluralizmin politik, dhe ky klan është klani Rama dhe pengBasha. Ai gabon, se po të hyjë pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe. Tani po merrem me bajzolë të krimit. Ka krim më të shumtur sesa ti atakosh pluralizmin. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e pengkryetarit.

Kalaja: Bardhi ka thënë vetëm 5 ju mbështesin?

Berisha: Po, po. I them unë nga të pranishmit, mbi një 20 të tjerë hodhën poshte me heshtje kërkesat e pengkryetarit. Ubnë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të repsektuar. Natyriosht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim proBashës , por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranisghëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk beosj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi. Me datë 11 PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi,. Ata do të krijojnë një fushatë për t’i bërë fresk kreut të Meduzës.

Në disa intervista të njëpasnjëshme për mediat sot, Basha u shpreh se Berisha po ndihmohej për mbledhjen e firmave nga personazhe të skeduar, duke përmendur: Suel Çelën, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. Sipas Bashës, Berisha kishte përgjegjësi pasi nuk po distancohej publikisht ndaj tyre.

Vinkmag ad

Read Previous

Lufta për PD-në/Evi Kokalari i qepet Grida Dumës: O Grida o…

Read Next

Diaspora Shqiptare më shumë se kurrë duhet bashkuar sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular