Aktivistja politike Evi Kokalari e cila ka dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha për t’u rikthyer në PD ka vijuar sulmet ndaj deputetes së Partisë Demokratike Grida Duma. Kokalari shkruan se sonte do t’i japë asaj përgjigjen që meriton ndërsa i drejtohet Grida Dumës me ‘nervi i vogël’
Postimi i plotë:
O Grida, o nervi vogël, sonte do të të jap pergjigje publike tek Cim Peka live, aty ku duhet të ishit dhe ju të kryesisë së PD-së gjithë kohës. Po nejse, ato pak TV të djathta që kemi, ju i hidhni ne gjyq, si për të konfirmuar që mbështetje merrni vetëm nga socialistët.