Search
Close this search box.

Berisha, Bashës: Kuvendi mblidhet më 11 Dhjetor, mjerë kush përballet me revolucionin

Ish-kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar në një dalje për mediat, pasi kreu i PD Lulzim Basha njoftoi mbledhjen e kuvendit më 18 Dhjetor.

Berisha tha se kuvendi do të mbahet më 11 Dhjetor.

Fjala e Berishës:

Nje sjellje e tillë më kujton lëvizjet e pallateve të kuqe në fillim të viteve ’90. Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo në një tjetër këtë lëvizje vullkan, janë sa qesharake aq dhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng kryetari i PD mbledh kryesinë falso, e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant në statutit të partisë, pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar dhe njofton datën që i jep Edi Rama për kuvend të PD-së 18 Dhjetor. Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizimit shqiptar, por dhe PD-së, se nuk do të ketë ansjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre, sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harroj se dikush mund të luajë me revolucionin paqësor. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të. Ne po ndjekim me rigorozitet ligjet ekzistuese.

Për peng-kryetarin nuk kam mesazh të veçantë se ai komandohet nga pengmarrësi por i them: Më 11 dhjetor je i ftuar te vish në Kuvendin e PD-së. Ky Kuvend është ka një veçori të rëndësishme këtë nuk e thërret përfaqësia por anëtarësia. E thirri anëtarësia se nuk e thirri përfaqësia që donte ta bllokonte. Kushdo që hyn në këtë Kuvend, hyn si anëtar i barabartë me të tjerët”, tha Berisha.

E njoftoj pengmarrësin se data 11 është vetëm data e fillimit të kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë e tij deri në vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Mos mendo Edvin se mund t’i dalësh para këtij kuvendi.

Vinkmag ad

Read Previous

Basha vendosi thirrjen e Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor/ Sali Berisha nuk duron më, bën lëvizjen e fundit

Read Next

VIDEO/Berisha: Ja ç’do bënte Basha po të mos kisha nisur Foltoren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular