VIDEO/Berisha: Ja ç’do bënte Basha po të mos kisha nisur Foltoren

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e sotme u shpreh se shitja që i ka bërë shpirtit të tij Basha është vepër e tij dhe jo  e demokratëve.

Ai theksoi se Basha pas 8 vitesh nuk premton gjë, dhe po të ketë jetë, do të preferonte që të rrinte nja 80 vite në opozitë, po të mos kishte një Foltore.

Berisha: Peng-kryetarit i them se shitja që i ka bërë shpirtit të tij është vepër e tij dhe jo  e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrës tënde. I them se ke qysh nga shtatori deri më sot i mbyllur brenda 4 mureve. Nuk ke takuar dot anëtarët dhe qytetarët sepse nuk është kollaj që këta të fundit t’i japin dorën një të pabesi. Basha pas 8 vitesh nuk premton gjë, dhe po të ketë jetë, do të preferonte që të rrinte nja 80 vite në opozitë, po të mos kishte një Foltore. Ka një 11 dhjetor që do ta ndajë historinë me të gjitha ndryshimet e nevojshme statutore. Lulzim Basha me ndryshimet e statutit që i ka lejuar vetes, ka rikthyer format më totalitare në PD.

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha, Bashës: Kuvendi mblidhet më 11 Dhjetor, mjerë kush përballet me revolucionin

Read Next

Basha i kthehet ashpër Berishës dhe e nxjerr zbuluar: S’ka dy PD, e di shumë mirë se ç’do të bësh më 11 dhjetor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular