Search
Close this search box.

Berisha bën goditjen e radhës ndaj Lulzim Bashës, ja si po i humbet njerëzit kryedemokrati

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë goditjen radhës kryedemokratit Basha teksa foltores së tij i janë bashkuar edhe dy degët e Partisë Demokratike në Tiranë, ajo numër 4 dhe tjetra me numrin 11. Përpara mediave, kryetari i degës nr.4 ka publikuar edhe emrat e 97 delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor, nismë e Berishës. Vetë kryetari tha se ata besojnë më shumë tek ish-kryeministri Berisha pasi kryedemokrati Lulzim Basha për ta përfaqëson humbjen.

 “Ne kemi caktuar datën tonë duke qenë se ne mendojmë se vendimet e marra nga Basha deri sot kanë qenë në kundërshtim të statutit. Ne nuk jemi kukulla por njerëz që zbatojmë vendimmarrjen e PD-së. Duke qenë se ky është një person që na çon vetëm në humbje, ne besojmë vetëm tek lëvizja e Berishës. Ai duhet të mbronte dhe anëtarin më të thjeshtë të PD jo më themeluesin historik të PD-së, Sali Berishën. Të rregullohet statusi i kryetarit, nuk mund të vazhdojë të emërohet në post në pafundësi. Do diskutohet edhe largimi i Bashës, por kjo nuk do thotë se ai është përjashtuar nga PD, mund të kandidojë si kryetar por të jetë anëtar i thjeshtë,”- tha ai duke renditur dhe emrat e delegatëve më tej.

Edhe përfaqësuesit e degës 11 në Tiranë kanë depozituar në zyrën e Edi Palokës firmat e 88 delegatëve që janë pro Berishës. Kjo degë në total ka 117 delegatë me të drejtë vote.

Vinkmag ad

Read Previous

Nikollë Lesi zhgënjehet nga politikanët: Pabuksa, servilë. Dikur më hidhnin sheqerin në kafe, tani s’kujtohen. Duhet të më respektojnë

Read Next

Tronditëse/Bazat e matematikës janë të paprovuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular