“Berisha nuk qetësohet, nëse nuk sheh gjak dhe viktima”, aktivistja e njohur zbërthen sinjalin që ish-kryeministri i dha Bashës para se të niste sulmin e dhunshëm

Aktivistja Brizida Gjikondi teksa komentoi sot në emisionin ‘Sot live në Shqipëri, protestën e dhunshme në selinë e PD-së, u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha u mbrojt jnë mënyrën më normale të mundshme.

“Basha e njeh më mirë se askush tjetër Berishën. Dhe Berisha nuk qetësohet nëse nuk sheh gjak dhe viktima. Ai kështu ka funksionuar, në mënyrë kanibale dhe barbare. Lulzim Basha e ‘meritonte’ ta përjetonte atë që ai më parë e ka toleruar. Sa i përket dyerve të blinduara, më minimalja është të marrësh masa për të mbrojtur. Ne e pamë se çfarë i ndodhi z. Bejko. Ai ishte paralajmërim minimal i asaj që çfarë do t’i ndodhte njerëzve që ishin në seli. Basha tregoi burrëri që qëndroi brenda në selinë e partisë”, deklaroi ajo.

Gjikondi lavdëroi mënyrën se si u soll policia në vendosjen situatës, edhe pse sipas saj Berisha duhet të ishte prangosur pasi ishte në kushtet e flagrancës.

“Policia ka shumë gjynahe për moszbulimin e veprave penale etj por reagimi i ditës së shtunë ishte i duhuri. Ndërhyrja e policisë ka qenë fiks në momentin e duhur, kur gjërat mund të precipitonin. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se deputeti në rast flagrancë mund të arrestohet. Edhe shteti këtë radhë u tregua i kapur nga klani i Berishës dhe dha një mesazh shumë të shëmtuar për shqiptarët. Unë e kam me fenomenin e mosndëshkueshmërisë. Berisha duhet proceduar për të gjitha krimet që ka bërë. Basha e ka për detyrë të qëndrojë. Gjëja e parë që duhet të bëjë sa situata të qetësohet është të japë dorëheqjen. Kjo është një çarë që nuk ka më kthim mbrapa. Ka ardhur momenti që të riformatohet një klasë e re politike. Këtë nuk e kam vetëm për opozitën por edhe nga krahu i mazhorancës. Kjo lloj frymë nuk e përfaqëson kahjen e shqiptarëve drejt Evropës”, tha  Brizida Gjikondi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *