Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë sipas të cilit kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejton vetë trafikun e qenieve njerëzore drejt Britanisë së Madhe. Sipas denoncimit, Veliu kalon shumë njerëz me dokumente false drejt Britanisë së Madhe përmes aeroportit ‘Nënë Tereza’, në këmbim të një shume prej 25 mijë paund.
Postimi i Berishës:
Denoncon Ardi Veliun se drejton vet trafikun me Britanine e Madhe!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
mirembrema doktor , doja me nda me ju nje informacion
Ardi Veliu operon ilegalisht tek aeroporti nen tereza duke kaluar shqiptaret me dokumenta fallco per Anlgi me shum prej 25 mij paund , po te investigoni iu del nje rrjet shum i gjer qe punon aty
Shum djem te ri po trafikohen me ik ne angli dhe ai i zhvat shqiptaret ne kte lloj menyre, nje nga ata jam dhe un ku mu be nje propozim i till por qe nuk pranova
Anonim te lutem
Gjith te mirat per ty dhe familjen tende