Komiteti Teknik i Ekspertëve i është bindur deklaratave të Ramës lidhur me zgjedhjen e orës për lejimin e muzikës.
Në një konferencë për mediat rreth orës 15:00 u sqarua se masat e tjera nuk ndryshojnë përveç asaj të zgjatjes së lejimit të muzikës me një orës.
Një lajm të tillë e kishte bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili reagoi për protestën e bizneseve në Lungomare të Vlorës.
Rama tha se nga 20 korriku muzika do të ndalohet pas orës 23:00, duke e zgjatur automatikisht me 1 orë nga aktualisht që është 22:00.
Ndërkohë, bizneset në Vlorë, Shëngjin e Sarandë e anë kundërshtuar orën policore për ndalimin e muzikës, madje ditën e djeshme në Lungomare kishe edhe përplasje me policinë duke u pasuar edhe me shoqërime.
Naga ana tjetër, shefja e ISHP-së, Albana Fico tha se nuk kemi ende raste të variantit Delta në vendin tonë.
Ajo shtoi se të shtruarit në spital që nuk e kanë kaluar më parë COVID-in, s’janë vaksinuar dhe janë mbi 60-vjeç.
Fico: Numri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona, të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore.