Berisha: Rama e ktheu Shqipërinë në narko-shtet, ua nxiu jetën shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nga foltorja e Beratit se kryeministri Rama e ktheu vendin në një narko-shtet që u fut në mandatin e tretë. Ndërsa shtoi se pushteti vazhdon me të njëjta praktike.

Berisha: Mblidhemi në një periudhë udhëkryqi për PD-në dhe për demokracinë e vendit. Sot, një regjim që pranohet botërisht si një narko-shtet u fut në mandatin e tretë. Ai grabiti mandatin e tretë pasi në 8 vite, e nxiu emrin dhe jetën e shqiptarëve në Evropë dhe në botë. Edi Rama, në 8 vite, kaloi nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Ne jemi në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga covidi. Ne e kemi një sistem shëndetësor, por sepse politikat e ndjekura ishin në favor të covidit dhe jo qytetarëve. Përgjegjësit kryesor të kësaj drame, jo vetëm që nuk pësuan asgjë e nuk u larguan po janë akoma në qeveri dhe vazhdojnë me të njëjtat praktika duke vjedhur shqiptarët. Rama u bie borive të krizë energjetike, krizë e krijuar me dorën e tij. Me 31 korrik kaskada e Drinit ka qenë në maksimumin të ujërave të saj. Këta e zbrazën dhe në 40 ditë e çuan në kuotën e mosprodhimit të energjisë. Kanë shitur energji me 40 euro, të njëjtën energji e blinte me 130 euro nga brokeri i qeverisë që ndante paratë me ministrat. Sot rritet çmimi i gazit, ky thotë se rritet energjia.

Vinkmag ad

Read Previous

“Edmond” na vjen prej çiftit regjisorial Indrit Çobani dhe Andia Xhunga

Read Next

Sondazhi: 60% e studentëve kundër vaksinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular