Search
Close this search box.

Berisha u bëri thirrje t’i bashkohen Foltores/Përgjigjen njerëzit e Lulzim Bashës: Ja më kë kemi vendosur të shkojmë

Nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe anëtarë të kryesisë së kësaj force politike i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës i cili kërkoi dorëheqjen e tyre dhe t’i bashkoheshin Foltores. Në një reagim për mediat, ata theksojnë se nuk do ta shkelin statutin për interesin e Sali Berishës.

PD: Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë. Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre. Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Alfred Cako lëshon ‘bombën’: Brenda 2 javëve do të arrestohet Sali Berisha, ndërsa Shkëlzenin do ta…

Read Next

VIDEO/Flasin familjarët e njërit prej të mbijetuarve: Si arriti të shpëtojë 6 persona të tjerë, por jo djalin e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular