Blindohet dera e kryeministrisë, çfarë pritet të ndodh nesër

Teksa të shtunën në orën 11:00 është paralajmëruar një tjetër protestë kundër rritjes së çmime, Kryeministria merr masa. Nga pamjet shihet se dyer e Kryeministrisë po forcohen me fletë metalike.

Me sa duket Kryeministria pret një protestë më të madhe se këto të zhvilluara gjatë këtyre tre ditëve.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë paralajmëruar protestën e radhës paraditen e së shtunës para Kryeministrisë, ku pritet një pjesëmarrje më e madhe, pasi iu është bërë thirrje edhe rretheve të bashkohen në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.