Moti për të martën dhe të mërkurën/Shqipëria ‘pushtohet’ nga reshjet, tërbohet deti deri në 7 ballë

Vendi është pushtuar sërish nga reshjet të cilat kanë nisur furishëm ditën e sotme. Dy ditët në vazhdim do të jenë sërish nën dominimin e motit të keq dhe reshjeve të shutma.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites së ditës së martë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët. Por në orët në vijim, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell reshje me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar

Ndërkaq, dita e mërkurë do të shoqërohet në pjesën më të madhe në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku sipas Meteoalb, në zonat jugore dhe qendrore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa zonat veriore vranësirat do të jenë shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta. Në det dallëgëzimi do të arrijë nga 6 deri në 7 ballë si pasojë e erërave të forta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do fryjë me shpejtësi 65 -70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 – 7 ballë./Agoranews.al/

Shqipëria

Moti –  E martë, 9 Shkurt 2021

—————————————————————-

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell reshje me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Shqipëria

Moti –  E mërkurë, 10 Shkurt 2021

—————————————————————-

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferik, KU në zonat Jugore dhe Qendrore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa zonat Veriore MBETEN me vranësira të shpeshta dhe të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do fryjë me shpejtësi 65 -70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 – 7 ballë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Rama tallet me gruan në Ndroq në sy të burrit: Demin do ta sjellim për lopën jo për ty, banorja: Le ta marr Covidin prej teje

Read Next

Horoskopi 9 Shkurt 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular