Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan sot punimet në “Lagjen e Re” në Ndroq.
Gjatë inspektimit kryeministri Rama nuk ka anashkaluar edhe batutat me një banore e cila u shpreh se kishte disa orë që e priste.
Ajo shprehu falënderimin ndaj qeverisë për investimet e bëra, si dhe tregoi të gjithë pakënaqësitë që kishte. Por gjatë bisedës Rama lëshoi edhe një nga batutat e tij se demin do e sjellim për lopën, dhe jo për gruan.
Biseda mes Ramës dhe banores
Edi Rama: Duhet të sjellin dhe një lopë tjetër, ose dem.
Banorja: Nuk e dua dem.
Edi Rama: Për lopën jo për ty. Jam kryeministri i vetëm në botë që kërkoj fjalën. Më lini të flas.
Banorja: Ma jep dorën. Le ta marr COVID-in prej teje.
Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin se nuk e merr COVID-in prej meje, nuk ta jap dorën kurrë unë.
