Deputeti Luan Baçi ka deklaruar se gjithë strukturat e PD-së në Fier, nënkryetarët, sekretariati i PD-së, kryetarët e grup-seksioneve, sekretaret janë ata që kanë firmosur në shumicë formularët e 11 dhjetorit dhe nuk e njohin fare këtë zëvendësim që është bërë, madje nuk njohin as kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.
“Kur dega e Fierit kaloi në mbështetje të Foltores së Berishës për të mirën e PD-së, kryetari Basha nxjerr asin nga mënga dhe thotë unë do të bëj një komandim aty se nuk më përgjigjet kryetari i degës dhe gjithë anëtarësia. Ai i ka hapur luftë gjithë anëtarësisë dega Fier. Unë kam qenë mbështetës kryesor i Bashës në 8 vite se e shikoja që ishte kryetar i PD dhe duhet të vinim në pushtet. Por pas 4 humbjeve rresht, pas humbjes spektakolare në 25 prill janë drejtuesit ata që mbajnë përgjegjësi edhe kur vidhesh”, u shpreh Baçi për Ora News.