E tmerrshme/ Abuzoi seksualisht me një të mitur në Lushnjë, arrestohet 19 vjeçari

Arrestohet një i ri nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë. Kanë qenë prindërit e të miturës që kanë denoncuar rastin në polici, teksa 11-vjeçarja pritet të merret në pyetje në praninë e një psikologu dhe t’i nënshtrohet më tej ekspertizës për të vërtetuar akuzat. Policia e Lushnjës ka referuar rastin në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/E frikshme, shihni si ndodhi aksidenti në Koplik

Read Next

Rama në samitin e klimës: Shqipëria nuk ndot! Na duhen para, por jo borxh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular