Edi Rama: Deri në 2030 Rilindja do jetë në pushtet, me apo pa mua

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 qoftë me të apo pa Ramën kryeministër.

Sipas tij, objektivi i PS-së nuk janë vetëm zgjedhjet e ardhshme por edhe për Shqipërinë e viteve 2030, duke treguar kështu se planifikon një qëndrim afatgjatë në pushtet.

Sipas kryeministrit, nuk është koha për programe elektorale, por për të vazhduar me ecurinë e punëve që duan qytetarët.

The që kemi 8 vjet në qeveri. Nuk janë 8 akoma. Kjo ka rëndësi për faktin që ditët, muajt e vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë e kur të bëhen 8 do të ketë më shumë punë. Sa I takon programit. Programi ynë është I ditur publikisht I qartë. Ne kemi vendosur shtyllat e piketat e punojmë për të realizuar çfarë kemi thënë. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platformë me një program pune. Jo program do ulim sigurimet shoqërore do të rrisim pensionet. Se kjo është të ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit.

Do të jetë plan pune me një vizion të Shqipërisë 2030. Mos e lidhni me mua, ju lutem. Nuk është e lidhur me mua por deri në 2030 PS do keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua.  Mos thoni obobo ky do na bëhet gogol këtu, por kur themi 2030 është vizioni i  PS-së për 2030.”

Vinkmag ad

Read Previous

Basha, ulja e taksave dhe profetët e apokalipsit

Read Next

‘Mos kandido njerëz me të shkuar kriminale’/Rama ‘përplaset’ me ambasadorët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular