Search
Close this search box.

Edi Rama i bën dalje Lefter Kokës dhe bën deklaratën e fortë

Kryeministri Edi Rama ka larë duart si Pons Pilati me ish-ministrin Lefter Koka për aferën e inceneratorëve, duke theksuar se ai duhet të përballet me SPAK-un për atë që ka bërë. Ndërkohë që opozita ka kërkuar që edhe kryeministri Rama të përballet me drejtësinë për këtë aferë, kreu i qeverisë shkruan se prangosja e Kokës nuk i bën përshtypje.  Madje shton se përballja e ish-deputetit që dorëzoi mandatin para nisjes së legjislaturës së re, është çështje individuale dhe jo partiake. Ndërkohë që nuk harron të shtojë atë që e përmend sa herë ndonjë socialist ka probleme me drejtësinë, se beteja është individuale.

 “Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq. Kjo eshte Partia Socialiste,“-shkruan Rama në komentin e tij të gjatë në replikën e tij me një qytetar.

Vinkmag ad

Read Previous

DEL VIDEOJA E PËRPLASJES NË PD/’Ik moj mashtruese, ordinere!’, militantja largon nga selia Evi Kokalarin

Read Next

Kadilli: Në Kuvend as për Bashën dhe as për Berishën, PD më e dobët në dy pjesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular