Kadilli: Në Kuvend as për Bashën dhe as për Berishën, PD më e dobët në dy pjesë


Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka deklaruar në emisionin Publikisht në RTSH se nuk ka zgjedhur të shkojë në dy kuvendet e Partisë Demokratike as për Bashën dhe as për Berishën, por për demokratët. Kadilli rtha se PD po ndahet për të kontrolluar pallatin e opozitës, por kjo e vështirëson akoma më shumë rrugën për të marrë pushtetin.
“Nuk kam asnjë informacion si do zhvillohet referendumi. Nuk kam shkuar as për zotin Berisha dhe as për zotin Basha. Kemi dy parti. PD po ndahet për të kontrolluar pallatin e opozitës. Këta duan të kompromentojnë demokracinë. Duhet t’i themi jo kryetarit. Kemi ende një mundësi për ta mbajtur partinë të bashkuar. Partia Demokratike nuk arriti dot ta sfidojë dot Ramën sepse nuk e gjen dot gjuhën e shoqërisë. Dy copat do jenë akoma më keq”, deklaroi Kadilli.
Ai tha se nga verifikimi në lidhje me firmat e mbledhura nga Berisha ka konstatuar që në katër degë kishte mbivendosje firmash. Kadilli theksoi se sot Basha i kërkon llogari Berishës për 21 Janarin, në një kohë kur ka qenë vetë ministër i Brendshëm.
“Demokracia nuk mund të jetë procedurë. Dy palët kanë zgjedhur ta mohojnë ekzistencën e njëri tjetrit. Po flasim për dy njerëz që ishin hije të njëri tjetrit. Basha i kërkon llogari Berishës për 21 Janarin ku ai vetë ishte ministër i brendshëm. Të dy palët kanë vënë një perde para syve dhe nuk marrin përsipër të shohin kundërshtarin. Nuk është gara se kush do mbledhë më shumë. Janë demokratë të PD.
 Gjëja më e rëndë ishte kur vetëm 5 metra ndante një sallë nga një sallë. Berisha është revolucionar dhe kur niset të përmbysë e mohon ekzistencën e institucioneve. Unë e them me siguri të plotë që në katër degë të mëdha ka mbivendosje firmash. Demokratët nuk dinë ta gjejnë përgjigjen e kësaj që po ndodh. Këta kanë pushtet mbi piramidën e PD sepse këta kanë emëruar të gjithë postet e rëndësishme në parti.Të dy kryetarët janë fajtorë. Një nga gabimet e rënda që bën Basha është se duke asociuar gjithçka me problemin personal të zotit Berisha, nuk shqetësohet për parime”, tha Kadilli.
Lidhur me qëndrimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, Kadilli deklaroi se ka bindjen se kjo nuk është çështje personale, por e shtetit amerikan me atë shqiptar.  “Nuk kam menduar kurrë që kjo është punë ambasadorësh. Partner ata kanë shtetin shqiptar dhe jo partitë politike”, u shpreh ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Edi Rama i bën dalje Lefter Kokës dhe bën deklaratën e fortë

Read Next

Çollaku: 18 Dhjetori mundësia e fundit që PD të mos ndahet, Berisha devijoi nga procedura për mbledhjen e firmave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular