Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalli fitoren mbrëmjen e sotme pasi sipas pesë projeksioneve ai del fitues i zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një deklaratë para mediave nga selia blu, ku u prit me duartrokitje dhe ovacione, Basha falenderoi të gjithë votuesit.
“Edi Rama ka maru, ka maru, ka maru,”- dëgjoheshin ovacione në sfodn, ndërsa Basha tha fjalet e para.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në ato kuti votimi. Unë kam besim të plotë se numëruesit do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, me durim dhe sipas ligjit. Dhe, siç kam thënë në fillim të kësaj fushate, në fund, Shqipëria fiton,”- tha Basha.