VIDEO/Flet burri që e rrahën bashkë me gruan brenda qendrës së votimit në Korçë: Na goditën djemtë e kryeplakut, shtynë nënën e sëmurë

Burrë e grua janë goditur me karrige nga vëzhguesi i PD-së në fshatin Vashtmi në Korçë, pasi shtynë fillimisht nënën e moshuar të burrit. Burimet bëjnë me dije se vëzhguesi i PD-së i identifikuar si Drini Qylalli ka goditur me karrige dy simpatizantët e PS-së, burrë e grua.

Personat e lënduar janë identifikuar si Ardian Avdolli dhe bashkëshortja e tij. Duke folur për incidentin, Ardian Avdolli deklaroi se autorët e ngjarjes janë dy djemtë e kryeplakut.

“Aty në qendër votimi. Ata më goditë. Arsyeja për nënën. Do votonte nëna dhe nuk e lejuan. Ajo është e sëmurë. E shtynë nënën. Ato që më goditën janë dy vëllezër. Më goditën me karrige”, u shpreh Avdolli.

Vinkmag ad

Read Previous

Pjesëmarrja në votime/Deri në orën 16:00 votuan 38.04% e qytetarëve

Read Next

“Edi Rama ka maru”, Basha shpall fitoren: Faleminderit shqiptarëve që zgjodhën ndryshimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular