Search
Close this search box.

Elona Guri e LSI-së shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Mos i jep gojës siç i jep b***! Bëre marrëveshje për të…

Përveç përçarjes brenda Partisë Demokratike, kjo forcë politike është në krizë prej kohësh edhe në marrëdhëniet me aleatin e saj parazgjedhor Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo krizë është bërë evidente sot kur përfaqësuesit e saj kanë lëshuar akuza në drejtim të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi pqs deklaratave të këtij të fundit ditën e djeshme.

Ai tha se para zgjedhjeve, PD i premtoi 15 mandate LSI-së, por aleatët e atëhershëm nuk pranuan. Kaq mjaftoi që Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili t’i kundërpërgjigjen menjëherë Bardhit.

Por duket se përgjigjen më të “hidhur” ia ka dhënë kandidatja e LSI në Durrës, Elona Guri.

Guri zbulon një ballafaqim që sipas saj e ka kërkuar Kryemadhi, mes Lulzim Bashës, Gazment Bardhit Petrit Vasilit dhe këshilltarit izraelit për fushatën e PD.

Sipas Gurit, Bardhi kishte bërë marrëveshje që PD të mbante 8 mandate në Elbasan, dhe ai do të merrte mandatet e LSI-së. Guri aludon se Bardhi kishte bërë marrëveshje me bandat e Elbasanit dhe se s’kishte pranuar as të dilte në deklaratë kundër famëkeqit Suel Çela.

Reagimi i Gurit:

Mos I jep gojës sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë.
Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe këshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashës se si ti kishe bërë marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS në Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dalë garant bandave se do ishe ministër i brendshëm . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëje konferencë shtypi kundër Suel Çelës.
Ti beson se këshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfarë u tha aty?

Vinkmag ad

Read Previous

SPAK-u e shpalli në kërkim/ Kush është Rezart Taçi, njeriu i Berishës dhe biznesmeni problematik i drejtësisë

Read Next

Hapet dega e Unionit të Gazetarëve Sportivë/Çmimi ‘Ismet Bellova’ shkon për komentatorin Kostandin Grillo pas vdekjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular