Search
Close this search box.

Hapet dega e Unionit të Gazetarëve Sportivë/Çmimi ‘Ismet Bellova’ shkon për komentatorin Kostandin Grillo pas vdekjes

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, kreu i kësaj Organizate Aleksandër Çipa bëri të njohur se degëve të UGSH-së u shtohet edhe një re e cila do të bashkojë gazetarët sportivë të vendit.

Duke njoftuar për herë të parë shpalljen e çmimit ‘Ismet Bellova’, për gazetarët sportivë, Çipa bëri të ditur se UGSSH do të jetë pjesë integrale e organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë në vend. Në edicionin e parë, çmimi ‘Ismet Bellova’ iu dha gazetarit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas vdekjes.

Gazetari dhe analisti sportiv Tami Kona mban në dorë çmimin ‘Ismet Bellova’ që iu dha gazetarit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas vdekjes.

Nisma e kësaj përfshirjeje u takon disa emrave të njohur të gazetarisë sportive nga i gjithë spektri i mediave të vendit. Nën kryesimin e gazetarit të njohur Dëfrim Methasani, dega e UGSSH do të jetë zëri përfaqësuesi i këtij entiteti të fuqishëm të gazetarëve profesionistë të sportit.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa dhe kreu i ri i Unionit të Gazetarëve Sportivë, gazetari i njohur sportiv, Dëfrim Methasani
Vinkmag ad

Read Previous

Elona Guri e LSI-së shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Mos i jep gojës siç i jep b***! Bëre marrëveshje për të…

Read Next

Vazhdon lufta e egër mes radhëve të opozitës/ LSI plas ‘bombën’, tregon kush e bëri Bashën kryebashkiak të Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular