Search
Close this search box.

Evi Kokalari godet sërish, nxjerr në shesh të palarat e PD-së dhe Grida Dumës

Aktivistja politike shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka sulmuar sërish Partinë Demokratike dhe deputetët e saj. Përmes një reagimi në Facebook, Kokalari shkruan se ajo nuk bën pakte me njerëz imoralë qofshin meshkuj apo femra.

Madje ajo ka lëshuar akuza duke nxjerrë në shesh të palarat për përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Grida Dumës në veçanti me të cilën ka pasur përplasja të shumta që pas përfshirjes dhe mbështetjes së nismës së ish-kryeministrit Berisha për t’u rikthyer në krye të PD-së.

Statusi i plotë:  Për Sorosistët që vazhdojnë më sulmojnë se vura ne dukje imoralitetin e asaj qe “do shkaterroj PD-ne”; unë nuk bëj pakte me njerëz imoral, qofshin ata meshkuj apo femra. Imoraliteti në parlament duhet t’ju shqetësoj të gjithëve.

Fakti që juve ju prekë më shumë artikulimi i fakteve se sa veprat imorale të anëtarëve të parlamentit, flet qartë për paktin që ju keni bërë me djallin. Ky nuk është modernizëm. Eshtë thjeshtë IMORALITET.

E me që ra fjala; të ndahesh nga bashkëshorti/ja nuk është imoralitet. Të kesh tre partner të tjerë ndërkohë që je i/e martuar, që ç’ke me të është imoralitet.

Ajo historia e punonjësit të Ambasadës Amerikane që flikërka me anëtarët e kryesisë së PD-së, ndërkohë që ata ‘po shkatërrojnë PD-në”, është për të vënë duart në kokë.

Ja pra, këto pislliqe mbroni ju!!

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Skandal në ndeshjen e futbollit në Përmet, fusha ngjan si pishinë, lojtarët zhyten në të

Read Next

Zbulohet strategjia/Ja si Britania e Madhe synon të pengojë adoleshentët shqiptarë që të mos bëhen pjesë e bandave kriminale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular