Evi Kokalari: Pas Lulzim Bashës, këta janë njerëzit në Amerikë që ka marrë ‘peng’ Edi Rama

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha duket se i ka prishur marrëdhëniet me shoqatën shqiptare ‘Vatra’ në Amerikë, që jo pak herë kanë dalë në mbrojtje të Berishës, madje edhe pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA. Prishjen e këtyre marrëdhënie e reflekton më së miri edhe emigrantja Evi Kokalari, e cila është një prej ithtarëve të Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Kokalari akuzon funksionarët e kësaj shoqate se janë blerë nga kryeministri Edi Rama.

“Duket qartë që drejtimi i Vatrës është marrë peng nga instrument të Ramës, që bie në kundërshtim me parimin anti-komunist dhe patriotik që Vatra ka mbajtur që në fillimet saj. Personalisht, kam kohë që kam shprehur pakënaqësine time për Elmi Berishën, madje e kam quajtur një gabim që Vatrës do ti kushtoj, dhe shoh që të tjerë nga komuniteti po e kuptojnë këtë tashmë. Ironia më e thellë është kur sheh Bahri Omarin në foton kryesore të faqes së tyre në median sociale, ndërkohë që drejtimi që Vatra ka marrë, është komplet në mbështetje të atij që po instalon monizmin në Shqipëri”, shkruan ajo mes të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.