Pjesë e hetimit/Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit?

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj

Vinkmag ad

Read Previous

Libri “Të bijtë e diellit të Jugut” vjen në këtë kohë havadan

Read Next

Evi Kokalari: Pas Lulzim Bashës, këta janë njerëzit në Amerikë që ka marrë ‘peng’ Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular