Evis Kushi: Këto janë gabimet që iu “djegin” në provimin e Maturës

Gjatë një bashkëbisedimi me maturantë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shpjeguar rregullat e dhënies së provimit në një vit pandemie.

Ajo theksoi se do të rikthehen pyetjet me zhvillim në teste.

Sipas ministres, testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij.

Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit, pra më shumë se pyetjet me alternativa, që kanë 20% të notës. Ndërsa për shkak të pandemisë, ministrja Kushi ka treguar edhe lëshimin që do t’u bëhet maturantëve.

Ata që kapen me telefon në sallë, do të ‘digjen’, por do të kenë mundësi të futen sërish në sezionin e vjeshtës

Si do jetë struktura e testit dhe në cilat kurrikula do të bazohemi?

Kushi: Nisur nga kërkesat e shumta të maturantëve, kemi vendosur që këtë vit një pjesë e pyetje të jenë me alternativa dhe zhvillim. Testi ka 60 pikë, 20 pikë i kanë ato me alternativa. Do të ketë 3 nivele vështirësie, 40% e testit. Niveli më i lartë i vështirësisë do të ketë vetëm 20%. Tre do të jenë provime të detyrueshme. Vetëm një provim do të jetë më zgjedhje. Do i keni të gjitha në programet orientuese.

Si do të zhvillohet procesi i korrigjimeve?

Kushi: Do aplikojmë dy mënyra; atë elektronike me skanim, ndërsa pyetjet me zhvillim do të vlerësohen nga mësuesit. Ajo me alternativa është pilotuar për një pjesë të nxënësve, dhe aplikohet në vendet europiane, sepse garanton saktësi të lartë dhe shmang problematikat. Sa i përket mësuesëve vlerësues. Jo të gjithë mund të jenë vlerësues, janë të certifikuar dhe kanë eksperiencë të lartë dhe trajnohen e testohen nga QSHA.

Cilat janë rastet e mosnjohjes së provimit?

Kushi: Nuk duam t’jua shtojmë stresin por duam të garantojmë një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. Meritokracia të jetë baza e procesit. Për këtë vit kemi vendosur ta ndryshojmë rregullarin. Nëse një nxënës konstatohet me celular, përjashtohet por mund ta japë në vjeshtë. Cilat janë rastet kur përjashtohet? Kur kapet me celular, kur ndryshon vendin që i është përcaktuar, kur komenton me zë të lartë pyetjen apo përgjigjen, kur jep ose merr kopje, apo kur refuzon kontrollin.

Sa është pragu i kalueshmërisë?

Kushi: Do të jetë 25%, pra nga 60 pikë, duhen 15 pikë që jeni kalues.

A lejohet të zgjedhësh një lëndë që nuk e ke zhvilluar në shkollë?

Kushi: E keni të drejtën ta jepni provimin, që kur të aplikoni për studimet të keni pikët maksimale.

Vinkmag ad

Read Previous

Solidariteti ndërfetar/Skëndaj: Përmirësojmë dialogun midis grupeve të ndryshme fetare

Read Next

Nga Piramida, Stadiumi dhe Teatri/ Edi Rama kundër Edi Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular