Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigjie numri një të PD-së, Lulzim Basha lidhur me firmat e mbledhur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Pasditen e sotme, në një intervistë në ABC, Basha tha se firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon Statuti, gjë që sipas tij e kishte kërkuar edhe Paloka te ish-kryeministri Sali Berisha. Por ky i fundit, sipas Bashës ishte penguar nga diçka duke e ftuar që të tregonte se për çfarë bëhej fjalë.
Përgjigja në vend të Berishës është dhënë nga Paloka, deputeti Paloka tregon për një takim të bërë në zyrën e Berishës me mbështetësit e tij, ku edhe është propozuar që formularët të dorëzoheshin te Sekretari Organizativ i PD. Sipas tij, ky propozim u pranua fillimisht nga Berisha, por jo nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e zhvilluar.
“Une, pas kesaj kerkese, kam propozuar qe, pavarsisht gjithe argumentave te paraqitur nga pjesmarresit ne takim, edhe per faktin qe une isha pozicionuar ne krah te z.Berisha, formularet te dorzoheshin tek sekretari organizativ i PD, “JO SEPSE E PARASHIKON STATUTI”, sic abuzon me kete thenie timen z.Basha, por per te shmangur cdo mundesi spekullimi nga pala tjeter, sic ndodhi me pas ne fakt. Kete argumentim timin e pranoi dhe z.Berisha. Nderkohe gjithe pjesmarresit e tjere , me argumentat e dhena me lart, duke ofruar dhe fakte se si firmetareve ju ishte bere presion nga disa drejtues degesh, kembengulen qe ose te vinin ne zyren time me detyrimin e mbrojtjes se te dhenave personale te firmetareve, ose ata nuk kishin asnje detyrim tjeter statutor apo procedurial per ti cuar tek kundershtaret e tyre ne kete rast. Keshtu vendosi shumica ne ate takim dhe z.Berisha pranoi vendimin e shumices, nuk vendosi vete, me koken e tij…!,” – shkruan Paloka ndër të tjera në postimin e tij në rrjetin social, Facebook.