Propozimi i demokrateve që ndalon simbolet e komunizimit, prek edhe artin e realizimit socialist.
Dhurata Çupi : Ne do propozojmë nje pakete që synon dekomunistizimin e shoqërisë, heqjen e simboleve te diktatorit Enver Hoxha apo edhe figurave te tjera të asaj kohe. Nisma ka të bëjë gjithashtu me rishikimin e propagandës së asaj kohe sa i përket fushës se artit apo librave.
Dhurata Çupi , e angazhuar për hartimin e nismës ligjore nuk ndalet ne detaje, pasi nisma e 2018 pritet te pasurohet me tej me element te rinj, përmes një procesi konsultimesh me grupet e interesit. Propozimi parashikon edhe ngritjen e nje memoriali per viktimat e regjimit.
Dhurata Çupi: Do propozojmë ngritjen e një memoriali ne përkujtim të mijëra jetëve te humbura gjate këtij sistemi, 4 mije te vrare nga ky sistem qe nuk ju gjendet as varri, ka mijëra te dënuar dhe internuar. Demokratët kërkojnë bashkëpunimin e socialistëve për të miratuar bashke në Kuvend një pakete te plote ligjore që ndan njëherë e mire Shqipërinë nga e shkuara komuniste./Top Channel/