Kryedemokrati Lulzim Basha është fotografuar në Kuvend duke folur me një nga njerëzit kryesorë të Berishës i cili i është kundërvënë Bashës për të rimarrë kreun e PD-së. Basha është parë nën shoqërinë e depuetit Tritan Shehut gjatë seancës së sotme pleanare dhe shihet se janë duke komunikuar me njëri-tjetrin. Në një kohë që akuzat mes Berishës dhe Bashës kanë arritur kulmin, ky përafrim i Tritan Shehut me Bashën duket paksa i çuditshëm pasi vetë Shehu ka deklaruar se Berisha është duke ringjallur Partinë Demokratike si dhe i është bashkuar foltoreve të tij, konkretisht në qytetin e Gjirokastrës.

“Berisha zhvillon përherë debate të brendshme. Zgjidhja sesi vjen PD në pushtet është ideja që do japin anëtarët e Partisë Demokratike, strukturat e PD-së. Berisha po rigjallëron PD-në. Në PD duhet të ketë transparencë. Ajo që bëri Basha nuk mund të behët në atë formë, pa asnjë transparencë. Po flitej për Berishën e jo person tjetër, sepse kemi të bëjmë me një person që ka karrierë të madhe në PD. Nuk është partia e PD-së partia e Millosheviçit dhe as e Enver Hoxhës e ndaj nuk ka pse të ndahet nga e kaluara. PD mund të ketë bërë gabime, por ne duhet të krenohemi me historinë e Partisë Demokratike”, ka deklaroi Shehu pak kohë më parë, duke dalë hapur krah Berishës.
