Search
Close this search box.

VIDEO/Ngjela i kthehet ashpër Berishës: Kush je ti që sulmon ambasadoren? Një katundar nga Tropoja

Avokat Spartak Ngjela i është kthyer ashpër ish-kryeministrit Berisha se si e merr guximin që të sulmojë ambasadoren amerikane Yuri Kim. Duke folur për Foltoren e Berishës, Ngjela theksoi se ish-kryeministri i ka hyrë një rruge pa krye teksa përballë ka një superfuqi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjela në Top News: Si mund të ngrihesh kundër ambasadores amerikane. Ajo tha që ka marinsat. Si mund të flasësh kundër ambasadores me ca rrangallë që ka atje. Kush je ti? Një katundar nga Tropoja. Këta i kanë hyrë një rruge shumë të vështirë. Janë në një katrahurë që nuk dihet nga vjen. Nëse kanë përkrahje nga Rusia do ta kenë shumë keq. Nuk bëhet dot kryengritje antiamerikane në Shqipëri. E kuptoj që Saliu është në gjendje të rëndë psikike sepse është i akuzuar nga superfuqia e botës. Po këta flasin broçkulla. Jo po thonë që ka qenë i përkrahuri i Amerikës. Nuk ka ç’më duhet mua. Janë që të gjitha prova që i sjell FBI-ja. Saliu e di këtë, por pse e bën këtë rrëmujë? E bën që të mbajë përkrahësit e tij. Ato janë prova që ka mbledhur FBI-ja, ç’punë ka sekretari i Shtetit me FBI-në, por është i detyruar të mbajë linjën e FBI-së. Nuk flitet kështu për Amerikën. Ambasadorja i kërcënoi me marinsat.  

Po pse sulmon Yuri Kimin dhe jo Amerikën?

Ngjela: Ajo është frikë të prekë Amerikën, nuk është aq e lehtë. Dhe duket sikur e ka me ambasadoren. Po ku e pranon politika amerikane këtë.  Ambasadorja është përfaqëuese direkt e presidentit amerikan. Këtë e di Amerika, jo ata që shkojnë pas Saliut. Ju kujtohet që ky donte të bënte kryengritje dhe hyri në bodrum, kur sollën forcat ushtarake në Durrës. Këtë radhë kërcënimi është më i rëndë sepse ajo thotë që kam mbrojtur ambasadat. Në rast se këta kanë marrë ndonjë ndihmë edhe nga kundërshtari i SHBA-ve, qoftë nga Beogradi qoftë nga Moska. Dhëntë Zoti nuk e kanë bërë. Gjendja është në disfavor të klithmës së Berishës. E ka kapur frika nga ekstradimi. Është miratuar një ligj i ri për ekstradimin me Amerikën. Për shkeljet ndaj Amerikës ekstradohet çdo pushtetar, qoftë kryeministër, qoftë president. Po ka filluar procesi penal në Amerikë, vjen këtu dhe me vendim të Parlamentit ekstradohet.

Vinkmag ad

Read Previous

Integrimi/Bullgaria bën lëvizjen e papritur ndaj Shqipërisë

Read Next

FOTO/Basha ‘kapet’ mat në Kuvend me njeriun e Berishës, çfarë po i thotë deputeti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular