Koordinatori i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme, Michael Gahler i është përgjigjur indirekt sulmeve të kryeministrit Rama. Ai ka theksuar se kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se ka disa palë që kërkojnë argument për vonimin e procesit të integrimit.
Gjithashtu ai shpjegoi se duhet të heqim të gjitha argumentet negative për personat që janë kundër zgjerimit.
“Ka disa qëndrime në BE të cilat janë kundra zgjerimit të BE, ndonjëherë mund të jenë parti të caktuara apo qeveri që janë kundra zgjerimit. Ato do të kërkojnë argument për të vonuar procesin e integrimit. Ndaj unë kam dashur dhe dua zgjerimin e BE, unë dua integrimin e Shqipërisë në BE. Duke ngritur alarmin për Shqipërinë për të bërë më të mirën në atë vend, jo për personat që thjeshtë do të thonë që nuk jeni gati për t’u integruar. Duhet të heqim të gjitha argumentet negative për personat që janë kundër zgjerimit. Kriticizmi im është konstruktiv se dua që njerëzit që janë kundër zgjerimit të humbasin argumentet e tyre.”– ka thënë ai për Ora News.
LEXO EDHE: