Ish-ministri zbulon se si Rama refuzoi kërkesën e rëndësishme të Angela Merkel

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thekson se Rilindja e kryeministrit Rama së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk pranuan investimet gjermane gjatë qeverisjes së tyre 2013-2017.

Sipas Manjanit, kursi antievropianit i kryeministrit Rama nuk lindi sot por ka qenë i vazhdueshëm që nga ardhja e tij në pushtet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Manjani zbulon se kreu i qeverisë refuzoi kërkesën e kancelares gjermane për të investuar në portin e Durrësit. Ndërsa sot pritet të sjellë aty investimet arabe.

Manjani shpjegon se “pas gjermanit të Portit, rilindjes i iku edhe gjermani i Aeroportit (Hochtieff) dhe në vijim edhe Deutche Telekom. Investimet gjermane ikën. Zonjën Merkel filluam ta quajmë, jo më Kanzelarja, por  “halla”…”

Postimi i plotë:

Antieuropa nuk lindi sot.

Zonja Angela Merkel është e para dhe e vetme kancelare e Republikës së Federale të Gjermanisë që ka vizituar vendin tonë.

Në ato 4 orë vizitë zyrtare të 8 korrikut 2015, Ajo gjeti goxha minuta për të kërkuar mbështetje për biznesin gjerman në Shqipëri.

Në mënyrë specifike ajo trajtoi rastin e portit të Durrësit, ku me pak fjalë kërkoi ti jepej një firme Gjermane. Natyrisht bëhej fjalë për një pjesë të vogël të punës në atë port, por prezenca e Gjermanisë aty u kërkua nga vetë Kanzelarja.

Ai Port i duhej dhënë Gjermanisë, dreqi e mori!  Ku ta gjesh të kesh Gjermaninë në portin më të rëndësishëm tregtar në vend!

Mirëpo nuk u la lënë vrimë pa hyrë në Kinë, Turqi e Arabi për t’ia dhënë atë port. Vetëm Gjermanisë jo!!!

Nuk u la nen, paragraf, pikë e presje pa ia kënduar gjermanit të zonjës Merkel që donte një kontratë menaxhimi aty, deri sa iku nga sytë këmbët.

Si qeveria e rilindjes me LSI ashtu edhe ajo e rilindjes me tepsinë, u kujdesën që fjalët e kancelares të mos gjenin vend në këtë vend.😔

Pas vetëm gjermanit të Portit, rilindjes i iku edhe gjermani i Aeroportit (Hochtieff) dhe në vijim edhe Deutche Telekom. Investimet gjermane ikën. Zonjën Merkel filluam ta quajmë, jo më Kanzelarja, por  “halla”…

Nga ana tjetër nuk është se u shtuan investimet e ndonjë vendi tjetër evropian.

Evropa, megjithatë, po na thotë bëni garë dhe mos largoni investimet evropiane. Kurse ne hamë hallvë turke e byftek arabie dhe shesim pordhë si minischengista.

Bahhh, çfarë zhuli!

Ja pra që nuk e meritojmë Evropën.

Ja pra sa hipokritë jemi dhe guxojmë ti themi ende Evropës kurvë, kur kurvëria jemi ne vetë!

========

P.S. Megjithëse pa lidhje me çështjen, mbaj dhe unë përgjegjësi për aq sa kam mbajtur një funksion publik, për largimin e investimeve të kërkuara nga Kanzelarja Merkel.

Isha dhe mbetem një përkrahës i investimeve Gjermane dhe Evropiane në këtë vend. Por nuk munda të bëj më shumë.

Sidoqoftë largimi i investitorëve gjermanë, të cilët i kërkoi vetë Kancelarja, është turp për ne të gjithë.  Është zgjedhje tërësisht e gabuar për vendin tonë.

Vinkmag ad

Read Previous

Gahler i kthehet Ramës: Plotësoni kushtet t’u pranojmë në BE

Read Next

VIDEO-E do kryeministrin me ngjyra/Analisti: Po Ramën pse e keni bërë bardh e zi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular