Search
Close this search box.

Gazetarët përplasen me njëri-tjetrin/Peka: Lapsi është i Abi Bank-ut të Linda Ramës, Bushati: Syri, pronë e Berishës

Gazetarët Andi Bushati dhe Çim Peka janë përplasur me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ata kanë lëshuar akuza ndaj portaleve që drejtojnë, kur fillimisht ka qenë analisti Andi Bushati i cili e ka cilësuar portalin Syri.net si pronë të Berishës që herë ngre Bashën dhe herë e ul atë. “Syri i doktorit eshte ne te drejten e tij tu thote lexuesve te vet njehere “rrofte Basha”, nje here “poshte Luli”, po jo duke shtemberuar deklaratat e kujtdo sipas asaj qe i kerkojne”, shkruan Bushati në statusin e tij, ku pretendon se Syri i ka shtrembëruar një deklaratë të tij mbi Taluant Ballën.

Nga ana tjetër Peka e ka sulmuar Bushatin duke thënë se portali Lapsi.al është i Abi Bank të Linda Ramës. “Syri eshte i doktorit Bushat, aq sa Lapsi eshte i Abi te Linda Rames. Sa per Bashen, doktori ka ardhe te qendrimi i Syrit per Lulin. Ti thua qe Rama ua kishte ndaluar, tani e ben fakt te kryer. Po me thua qe Balla ka vajt ne takim pa lejen e Rames? Ja pra qe ju paska dhene leje. Ku eshte manipulimi ketu? Por duhet kthjelltesi edhe per te kuptuar ato qe shkruan vete Bushat!”, shkruan Peka.

Ndërkaq Bushati i përgjigjet se e vlerësojnë njerëzit se të kujt janë portalet, por thelbi i gjithçkaje sipas tij qëndron në teknikën e manipulimit të lajmit: “Hahah un jam ok me krahasimin. Le ta gjykojne ata qe na lexojne se kush eshte i Abit te Linda Rames dhe kush i Doktorit. Po thelbi s eshte ketu. Eshte tek teknika e manipulimit per te perdorur cdokend sa here qe nje media ndryshon qellime dhe armiq. Ne statusin qe syri ka shtrembruar un nuk “ironizoj” sikurse ka dashur ta shohe Syri, as me Yuri Kim e aq me pak me Alfred Rushajn. Target eshte Taulant Balla te cilit Rama sikur ia ka ndaluar te negocjone anglisht. Kaq.

Vinkmag ad

Read Previous

Serbët heqin flamurin shqiptar, por Rama buzëqesh kur shkon në Beograd

Read Next

VIDEO/Dalin pamjet e rrëmbimit të Enver Stafukës, në kafe me të ishte Ramazan Rraja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular