VIDEO/Dalin pamjet e rrëmbimit të Enver Stafukës, në kafe me të ishte Ramazan Rraja

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 solli sot ekskluzivisht pamje të reja të rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës. Janë pamje të patransmetuara më parë të cilat tregojnë të plotë të gjithë dinamikën e ngjarjes si edhe lëvizjen e personave me të cilët Enver Stafuka konsumoi kafen e fundit, por edhe të rrëmbyesve të veshur si policë.

Enver Stafuka u rrëmbye mbrëmjen e 8 shkurtit 2015. Edhe pse data që mban kamera e sigurisë mban datën 9 shkurt. Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina është Enver Stafuka. Dhe ora shënon 19:23 minuta.

Edhe sot pas më shumë se 6 vitesh i pagjetur. Vetëm 2 minuta pasi ka ndodhur rrëmbimi, dalin qetësisht nga lokali, Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Themi qetësisht, pasi askush prej tyre, duket sikur nuk e ka parë aksionin e policisë ku u ‘arrestua’, Enver Stafuka që në fakt rezultoi të ishte rrëmbim. Sot, gati shtatë vite më vonë, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve. Policia e cila ka rihapur dosjen është duke hetuar grupin e Emiljano Shullazit, si të përfshirë në krimin e rëndë./BW/

Vinkmag ad

Read Previous

Gazetarët përplasen me njëri-tjetrin/Peka: Lapsi është i Abi Bank-ut të Linda Ramës, Bushati: Syri, pronë e Berishës

Read Next

VIDEO/Zhdukja e Enver Stafukës, rrëfehet i vëllai: Ja te kush dyshoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular